Është vetëm 12 vjeç por mori vëmendje me aftësinë e tij për të shkruar libra. Ndonëse tejet i ri në moshë, Enes Dashi nga Lybeteni i Ferizajt ka shkruar katër libra kushtuar UÇK-së dhe heronjve që dhanë jetën për liri.
Pasioni për të shkruar historinë shqiptare e filloi kur ishte vetëm 8 vjeç.
Inspirimin më të madh e mori ne tabela të rrugëve ku të vendosur ishin emrat e dëshmorëve, nga aty Enesi hulumtoi më shumë për ta dhe kështu iu kushtoi poezi.