×
  • Lajme
  • Lajme

    12 vjeçari nga Skenderaj gjeti 2 mijë e 500 euro dhe i dorëzoi në Polici/FOTO

    Insajderi
    07 August 2024 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 12 vjeçar nga Skenderaj ka gjetur një portofol, në të gjeti ishin 2 mijë 500 euro, parat i ka dorëzuar në Policinë e Kosovës, shkruan Insajderi.

    Për rastin ka njoftuar Policia teksa e ka cilësuar si shembull të mirë veprimin e 12 vjeçarit, madje edhe ia kanë publikuar fotografinë.

    Para tashmë ia janë dorëzuar personit që i përkisnin.

    Njoftimi:

    Veprimi shembull i dymbëdhjetëvjeçarit në Skenderaj ka bërë të mundshëm që portofoli me para ti kthehet pronarit

    Skenderaj, 06 Gusht 2024

    Shembull i mirë i qytetarit dymbëdhjetëvjeçar B.A nga Skenderaj, i cili dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një portofol, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj.

    Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 euro. Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarët për besimin dhe veprimet e ndërgjegjshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark