12 vjet burgim për vrasjen në klubin e natës “Amsterdam” në Prishtinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    12 vjet burgim për vrasjen në klubin e natës “Amsterdam” në Prishtinë

    Insajderi
    19 April 2017 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore e Prishtinës, ka dënuar me 11 vjet burgim të akuzuarin G.S për vrasjen e të ndjerit L.B në klubin e natës “Amsterdam” në Prishtinë, gjatë vitit 2013.

    Ndërkaq dy të akuzuarve tjerë të përfshirë në rrahje në këtë rast B.A dhe I.D u është caktuar masa e dënimit prej një viti dhe gjashtë muajsh.

    Sipas njoftimit nga Gjykata, i akuzuari G.S është fajtor se me 30 mars në klubin e natës ‘’Amsterdam’’ në Prishtinë, me qëllim që t`i shkaktoj lëndime të rënda trupore tani të ndjerit L.B gjatë përleshjes fizike, e kishte goditur viktimën me thikë në pjesën e sipërme të këmbës së majtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda si pasojë e të cilave ka vdekur.

    “Të akuzuarit G.Si është llogaritur koha e kaluar në paraburgim prej dt.30.03.2012  dhe  të njëjtit i vazhdohet paraburgimi, deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërsa të akuzuarve B.A dhe I.D i është llogaritur  koha e kaluar në paraburgim prej dt.30.03.2012 deri me dt.03.02.2014”, thuhet në njoftimin e gjykatës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark