Kampionati Ballkanik i Shahut dhe Prishtina Open kanë sjellë në Kosovë 120 shahistë nga anë e mbanë bota.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar lart ngjarjen, duke shprehur mirënjohjen e tij për pjesëmarrjen e figurave të shquara të shahut.
“Unë kam qenë i ri kur më kujtohen lojërat e bukura të talentit të jashtëzakonshëm në shah, Nigel Short. Në vitin 1992 pat fituar një ndeshje 6:4 me Anatoly Karpov-in, ndërkaq në vitin pasues, para tri dekadave, saktësisht në vitin 1993, ka pasur lojë, ku e ka mundur edhe Garry Kasparov-in edhe Vladimir Kramnik-un. Faleminderit, z. Short, për mbështetjen dhe frymëzimin që i jepni brezave të rinj të shahistëve anë e mbanë,” është shprehur Kurti.