Sa të sigurt mund të jemi që Jezus Krishti ka jetuar me të vërtetë?
Dëshmitë historike për Jezusin e Nazarethit janë themeluar gjatë dhe janë shumë të përhapura. Për disa dekada të jetës së tij, ai është përmendur nga historianë çifutë dhe romakë, si dhe nga shumë shkrime krishtere. Duke krahasuar këtë me, për shembull, mbretin Artur, i cili supozohet të ketë jetuar në rreth 500 pas erës sonë. Burimet historike për ngjarjet e asaj kohe nuk përmendin fare Arturin, dhe së pari është përmendur 300 apo 400 vite pasi që supozohet të ketë jetuar. Evidenca për Jezusin nuk është e limituar te folklori i vonshëm, siç është puna me Arturin.
Çka na thonë shkrimet krishtere?
Vlera e kësaj evidence është që është edhe e hershme edhe e detajuar. Shkrimet e para të krishtere që flasin për Jezusin janë vargjet e Shenjtit Paul, dhe dijetarët pajtohen që letrat më të hershme ishin shkruar brenda 25 vitesh pas vdekjes së Jezusit, përderisa të dhënat biografike të Jezusit në ungjijtë e Testamentit të Ri vijnë 40 vite pasi ka vdekur. Këto janë shfaqur përgjatë jetës së shumë dëshmitarëve okularë, dhe japin përshkrime të cilat sillen me kulturën dhe gjeografinë e Palestinës së shekullit të parë. Është gjithashtu e vështirë të imagjinohet pse shkrimtarët e krishterë do të shpiknin një figurë shpëtuese tërësisht çifute në një kohë dhe vend – nën sundimin e perandorisë romake – ku ka pasur dyshime të forta të judaizmit.
Çfarë kanë thënë autorët jo të krishterë për Jezusin?
Për aq sa dihet, autori i parë jashtë kishës i cili ka përmendur Jezusin është historiani çifut Flavius Josephus, e cila ka shkruar një histori judaizmi rreth vitit 93 pas Krishtit. Ai kishte dy referenca për Jezusin. Njëra ishte kundërthënëse sepse mendohet të jetë prishur nga shkrimet e krishtere (me gjasë duke e kthyer vlerësimin negativ të Josephus në një më pozitiv), por tjetri nuk është i dyshimtë – një referencë për James, vëllait të “Jezusit, të ashtu quajturit Krisht”.
Pas rreth 20 viteve të Josephusit, kemi politikanët Romakë Pliny dhe Tacitus, të cilët kanë mbajtur disa nga postet më të larta në fillim të shekullit të dytë pas Krishtit. Nga Tacitur mësojmë që Jezusi është ekzekutuar përderisa Pontius Pilate ishte prefekt romak në detyrë të Judejës (26-36 pas lindjes së Krishtit) dhe Tiberius ishte perandor (14-36 pas krishtit) – të dhënat të cilat përputhen me të dhënat kohore të ungjijve. Pliny kontribuon në informacion, ku ai ishte guvernator i Turqisë, krishterët adhuronin Krishtin si zot. Asnjërit prej këtyre nuk u pëlqenin të krishterët – Pliny shkruan për “kokëfortësinë prej kokë-derri” dhe Tacitus quan religjionin e tyre si një besëtytni shkatërruese.
A kanë diskutuar shkrimtarët e lashtë për ekzistencën e Jezusit?
Për çudi, nuk ka pasur asnjë debat në botën e lashtë nëse Jezusi i Nazarethit ishte një figurë historike. Në literaturën më të hershme të çifutëve rabinë, Jezusi ishte përmendur si fëmija jolegjitim i Marisë dhe një magjistar. Ndër paganë, satiristi Lucian dhe filozofi Celsus e cilësuan Jezusin si një faqezi, por ne nuk dimë dikë në botën e lashtë të ketë vënë në pyetje nëse Jezusi ka jetuar.
Sa kundërthënëse është ekzistenca e Jezusit tani?
Në një libër së fundmi, filozofi francez Michel Onfray flet për Jezusin si thjeshtë një hipotezë, ekzistenca e tij si një ide më shumë se sa figurë historike. Rreth 10 vite më parë, “The Jesus Project” (Projekti Jezus) ishte themeluar në SHBA; njëra nga pyetjet kryesore për diskutim ishte që nëse Jezusi ka ekzistuar apo jo. Disa autorë edhe kanë argumentuar që Jezusi i Nazarethit ka qenë me gjasë jo-ekzistent, duke pretenduar që edhe Jezusi edhe Nazarethi ishin shpikje krishtere. Nuk vlen asgjë, sidoqoftë, që dy historianë qendrorë kanë shkruar më së shumti kundër argumenteve hiper-skeptike janë ateistë: Maurice Casey (më parë nga universiteti i Nottinghamit) dhe Bart Ehrman (nga univestieti i Karolinës). Ata kanë ngritur kritika thumbuese për qasjen “Jezusi-mit”, duke e quajtur këtë pseudo-dituri. Megjithatë, një anketë së fundmi ka zbuluar që 40 për qind e të rriturve në Angli nuk besojnë që Jezusi ka qenë një figurë e vërtetë historike.
A ka prova arkeologjike për Jezusin?
Pjesë nga konfuzioni i njohur rreth historikut të Jezusit mund të jetë shkaktuar nga argumentet e pazakonta arkeologjike të cilat janë ngritur në relacion me të. Së fundmi ka pasur pretendime që Jezusi ka qenë stërnipi i Kleopatrës, së bashku ma monedhat e lashta që pretendohet që shfaqin Jezusin duke mbajtur kurorën e tij me thera. Në disa rrathë, ka ende interesa në “Qefinin e Torinos”, qefini i supozuar i varrosjes së Jezusit. Papa Benedikti XVI ka thënë që ka qenë diçka që “asnjë mjeshtri njerëzore nuk mund ta prodhojë” dhe një “ikonë e të Shtunës së Shenjtë”.
Është e vështirë të gjesh historianë të cilët cilësojnë këtë material si të dhënë serioze arkeologjike, sidoqoftë. Dokumentet e prodhuara nga shkrimtarët të krishterë, çifutë dhe romakë formojnë provat më bindëse.
Këto referenca të bollshme historike na lënë me pak dyshime të arsyeshme që Jezusi ka jetuar dhe vdekur. Pyetja më e rëndësishme – e cila shkon përtej fakteve historike dhe objektive – është nëse Jezusi ka vdekur dhe jetuar.
Artikull është shkruar për The Guardian nga Dr. Simon Gathercile, drejtor i studimeve për Teologji në kolegjin Fitzwilliam dhe studion në Universitetin e Kembrixhit.