KIPRED: Korrupsioni i profilit të lartë mbetet i pandëshkueshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KIPRED: Korrupsioni i profilit të lartë mbetet i pandëshkueshëm

    Insajderi
    21 March 2016 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova vazhdon të ballafaqohet me mungesë të dënimeve të formës së prerë në luftën kundër korrupsionit të profilit të lartë.

    Kështu thuhet në raportin e publikuar sot nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) me temë “Pandëshkueshmëria në Kosovë: Lufta Kundër Korrupsionit të Profilit të Lartë”.

    “Në anën tjetër drejtësia është shumë më e ngadalshme kur është fjala për t’i dhënë fund mosndëshkimit të rasteve të korrupsionit të profilit të lartë të koalicionit në pushtet”, thuhet në raport.

    Ariana Qosja nga KIPRED si sfidë kryesore ndaj kësaj dukurie e sheh konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

    “Situata është jashtëzakonisht problematike sa i përket rasteve te korrupsionit të profilit të lartë. Ndërsa sfidë mbetet dhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme”, ka thënë Qosja.

    Ndërkohë në këtë konferencë u tha se mungon vullneti politik për të luftuar korrupsionin në mënyrë efektive.

    KIPRED rekomandon që autoritetet në vendim-marrje politike duhet të tregojnë vullnet të qartë për të luftuarkorrupsionin e profilit të lartë posaçërisht me mos-përzierje direkte në rastet e hetimit dhe përndjekjes penale.

    “Qasja e hetimeve duhet të jetë e shpejtë edhe në këto raste dhe jo-selektive. Ndarja e resurseve humane dhe buxhetore duhet të jetë jo-selektive dhe të qëndrohet larg nga interferimet e mundshme”, thuhet në raport.

    Agjencia kundër korrupsionit do të duhej të e rris edhe numrin e rasteve të profilit të lartë të pasurisë së verifikuar në përputhje me kërkesat e BE-së, për zyrtarët e profilit të lartë që janë  më të eksponuar ndaj korrupsionit sesa në rastet që i përzgjedhin në mënyrë të rastësishme, thuhet në raport./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark