
Lista e këshilltarëve të Trump, të kryesuar nga Senatori Jeff Sessions, përbëhet nga: Keith Kellogg, Carter Page, George Papadopoulos, Walid Phares dhe Joseph E. Schmitz.
Phares është ish-këshilltar i kandidatit tjetër presidencial të zgjedhjeve të kaluara në SHBA, Mitt Romney, ndërsa, sipas mediave në SHBA, përzgjedhja e tij për këshilltar është vendim shumë i dobët, siç ka qenë edhe i Romneyt, raporton Koha.net.
Leon Hadar, analist i çështjeve globale, gazetar, bloger e autor, si dhe kritik i vjetër i politikës amerikane në Lindje të Mesme, e kishte përshkruar Pharesin si neo-konservator dhe “një akademik që është përfshirë në milicinë e krishtere të krahut të djathtë gjatë luftës civile në Liban”.
Phares ka bërë edhe më parë deklarata të gabueshme e alarmuese mbi kërcënimet nga jashtë. Siç kishte raportuar gazetari McKay Coppins menjëherë pasi Romney e kishte emëruar Phares si këshilltar, “përgjatë karrierës së tij si ekspert, ai ka paralajmëruar se disa myslimanë po planifikojnë një pushim të fshehtë të institucioneve amerikane me qëllimin përfundimtar të imponimit të ligjit të Sheriatit”.
Mediat në SHBA, Pharesin po e cilësojnë si një kritik të pavend të politikës së jashtme amerikane, ndërsa një prej deklaratave që po konsiderohet si e pavend është edhe ajo për bombardimet e NATO-s në Kosovë.
“Një fushatë e gjithanshme e Al-Qaedas për të shkatërruar ushtrinë serbe, çoi në ndryshimin e regjimit në Serbi”.
Më gjerësisht në Gazeta Express