125 mijë euro dëm për shtetin e Kosovës – Çfarë thuhet në aktakuzën ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    125 mijë euro dëm për shtetin e Kosovës – Çfarë thuhet në aktakuzën ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt?

    Insajderi
    10 September 2025 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Sipas aktakuzës, më 25 prill 2021, Mujka në cilësinë e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, dhe Muzliukaj, si drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, dyshohet se tejkaluan kompetencat e tyre zyrtare për të favorizuar persona të tretë, duke paraqitur Kuvendit Komunal një propozim-vendim për këmbimin e një prone si pronë komunale, ndonëse ajo ishte shpallur më parë me interes të posaçëm publik.

    Veprimet e tyre dyshohet se kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm prej 125,100 euro Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

    Përveç kësaj, Faruk Mujka akuzohet edhe për “Mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”.

    Prokuroria Speciale ka propozuar gjithashtu shqyrtimin e dënimeve plotësuese për të pandehurit F.M. dhe H.M. në kuadër të procesit gjyqësor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark