Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve Shqipëri-Spanjë.
Në këtë kuadër rreth 1280 forca policore, duke filluar me RENEA-n, FNSH-në e policia e Shkodrës janë angazhuar për mbarëvajtjen para, gjatë e pas përfundimit të ndeshjes.
Para se tifozët të hyjnë në stadium është bërë edhe kontrolli i ambienteve me qen antieksploziv.
Policia e Shtetit bënë thirrje për mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht.