Ahmeti: Biden po mundohet që t'i jap dimension tjetër relacioneve në Ballkan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Ahmeti: Biden po mundohet që t’i jap dimension tjetër relacioneve në Ballkan

    Insajderi
    27 January 2022 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Arben Ahmeti i ftuar në emisionin Info10, ka komentuar mesazhet e Ambasadorit Amerikan, dhënë në një intervistë për televizionin publik të Kosovës.

    Ahmeti ka thënë se Ambasadori amerikan dha mesazhe të qarta se administrata Biden do ti jep një dimension tjetër marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    “Intervista e dhënë dje e Ambasadorit amerikan ishte një prej intervistave më të qarta që një ambasador e bënë qysh në paraqitjen e tij të parë, dhe nuk pritej aq shumë që të kishte mesazhe të drejtpërdrejta. Kjo tregon në fakt që administrata Biden ka një fushatë në Ballkan, dhe Kosovë nëpërmjet së cilën po mundohet që ta ridimensionoj  , dhe ti jap dimension tjetër relacioneve në Ballkan, në rajon, dhe me theks të veçantë marrëdhënieve Kosovë-Serbi”

    “Rikthimi tek çështja që nuk diskutohet në dialog subjektiviteti është mesazh i cili është shumë i domosdoshëm dhe shumë i nevojshëm të marrim garanci nga ShBA-të, pastaj ridefinimi i Asociacionin, unë them se pati një ridefinim të Asociacionit të komunitetit serb,  pasi që ambasadori jo rastësisht iu referua në intervistë e tij pakos së Ahtisarit, plani gjithëpërfshirës për statusin e pavarësisë së Kosovës, parashikon një lloj organizimi të komunave me shumicë jo shqiptare në kuadër të një Asociacioni, por në atë paku Asociacioni është një OJQ asgjë më shumë, dhe ambasadori jo rastësisht iu referua asaj përbërje të Asociacionit”, tha Ahmeti.

    Tutje, Ahmeti tha se ambasadori Hovenier bëri të qartë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të gatshme të marrin vendime për kërkesa imediate që po bëhen.

    “Mesazh tjetër ishte nevoja për qartësi që duhet të ketë qeveria e Kosovës, mazhoranca e re institucionet e reja, qartësinë që duhet të ketë në raport me qasjen që duhet në këtë dialog, por edhe në veprimet e tjera, atë të zhvillimit ekonomik sa i përket Energjisë, dhe format që do të vendos Kosova do të vendos fatin e saj Energjetik, natyrisht nuk ishte aspak e këndshme që në një intervistë të parë ambasadori të evidentoj një gabim të institucioneve të Kosovës, dhe ta quaj gabim mungesën e vendimit për gazin amerikan, për të cilin në kemi ngritur shqetësim kur u refuzua nga qeveria e Kosovës, dhe në përgjithësi mesazhet e ambasadorit ishin që institucionet duhet të jenë të gatshme, nuk ka shumë kohë, dhe duhet të jenë të gatshme me kërkesat imediate të cilat po na bëjnë”, tha Ahmeti në Info 10./PORTALI.info/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark