×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ekipi i filmit Shok vizitoi fëmijët me nevoja të veçanta në Prizren

    Insajderi
    24 March 2016 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekipi i filmit Shok gjatë ditës së sotme vizitoi fëmijët me aftësi të kufizuara në Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema” në Prizren.

    Gjatë vizitës, ata u njoftuan me aktivitetet e ofruara në kuadër të PEMA si dhe patën mundësinë të kalojnë kohë dhe të flasim me fëmijët me aftësi të kufizuara.

    Pema është organizatë jo-qeveritare e cila ofron shërbime psikosociale me qëllim krijimin e një mjedisi sa më mbështetës për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe të cenueshëm.

    Producenti Eshref Durmishi theksoi “se jemi të gatshëm të ndihmojmë për të gjetur mënyra për mbështetjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, realizimin e të drejtave të tyre për një mirëqenie më të mirë”

    Në anën tjetër, Liridona Zogaj nga kjo qendër tha se qendra të tilla janë të rëndësishme në riintegrimin e fëmijëve.

    “Ngritja e qendrave të kujdesit ditor është një nevojë themelore për rehabilitimin dhe riintegrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara duke minimizuar stigimën që lidhet me aftësinë e kufizuar dhe duke fuqizuar potencialet e tyre për një gjithëpërfshirje aktive në shoqëri”, ka thënë Zogaj.

    Filmi Shok dërgoi Kosovën për herë të parë në Oscar kur u dominua për çmimin më të mirë në metrazhin e shkurtër./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark