Një autobus nga Uellsi ka rënë në një greminë në Francën lindore të shtunën, duke lënduar 13 persona, dy prej të cilëve janë në gjendje serioze, njoftojnë autoritetet franceze.
Autobusi që bartte 50 persona, prej të cilëve 41 ishin adoleshent, u aksidentua për arsye të panjohrua deri më tash derisa ishte duke ecur rreth 40 kilometra larg kufirit me Zvicrën.
Jeta e adoleshentëve të lënduar rëndë megjithatë nuk është në rrezik, ka njoftuar policia.