13 persona ende të pagjetur në 18-vjetorin e masakrës së Lybeniqit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    13 persona ende të pagjetur në 18-vjetorin e masakrës së Lybeniqit

    Insajderi
    01 April 2017 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Lybeniq të Pejës është përkujtuar 18 vjetori i njërës prej masakrave më të mëdha të luftës së fundit në Kosovë.

    Në këtë pervjetor, bashkë me familjarët dhe të afërmit, viktimat e Lybeniqit u përkujtuan edhe nga figura të skenës politike, shkruan Express.

    Me 1 prill 1999, forcat paramilitare serbe vranë dhe u masakruan 71 shqiptarë të këtij fshati në mesin e të cilëve gra shtatzëna, fëmijë të moshës dy vjeçare dhe pleq mbi të nëntëdhjetat.

    Për disa nga familjarët e të vrarëve dhimbja është akoma më e madhe për shkak se trupat e 13 personave të vrarë janë ende të pagjetur.

    Në Lybeniq të Pejës, edhe më 25 maj të vitit 1998, forcat paramilitare serbe kishin pushkatuar 9 burra të këtij fshati. Ndërsa, pas gati një viti, më 1 prill të vitit 1999 u vranë dhe u masakruan 71 shqiptarë tjerë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark