Si pasojë e një zjarri në një lokal në veri të Francës, 13 persona kanë humbur jetën e gjashtë të tjerë janë lënduar.
Zjarri nisi në bodrum të klubit Cuba Libre rreth mesnatës, ka thënë Ministri i Punëve të Brendshme, Bernard Cazeneuve, njofton BBC.
Kryeministri Manuel Valls ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave përmes një postimi në Twitter./Insajderi.com