13 persona pranuan tretman mjekësor – krejt çka dihet për zjarrin e mbrëmshëm në një ndërtesë në Prishtinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    13 persona pranuan tretman mjekësor – krejt çka dihet për zjarrin e mbrëmshëm në një ndërtesë në Prishtinë

    Insajderi
    17 January 2025 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zjarri që kaploi banesën në lagjen Emshir të kryeqytetit është lokalizuar nga ana e zjarrfikëseve.

    Si pasojë e këtij zjarri 13 persona kanë pranuar tretmanë mjekësor.

    Kështu ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti teksa shtoi se detajet tjera do të bëhen të ditura ndërkohë.

    “Aktualisht situata është vënë nën kontrollë, zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve.Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrinë në trembëdhjetë (13)”, tha ajo.

    “Për detajet rreth rastit do të njoftoheni pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente”.

    Incidenti ka ndodhur rreth orës 18:40, dhe që në vendngjarje kanë arritur menjëherë policia dhe zjarrfikësit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark