Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut nga Covid-19 kanë humbur jetën 13 pacientë, ndërsa janë regjistruar 582 raste të reja.
Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut njofton se janë shëruar edhe 374 persona të tjerë.
Prej disa ditësh në këtë vend vazhdon të ketë rritje konstante të të infektuarve me koronavirus.
Ndërsa i pari i Shëndetësisë e justifikoi sot rritjen si shkak i prezencës së variantit britanik në Maqedoninë e Veriut.