13 shtete votojnë kandidatët për president - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    13 shtete votojnë kandidatët për president

    Insajderi
    01 March 2016 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Votuesit në 13 shtete të SHBA-së votojnë sot në zgjedhjet paraprake, të cilat janë pothuajse vendimtare në përcaktimin e kandidatëve presidencialë të Partisë Demokratike dhe asaj Republikane.

    Ky rreth i zgjedhjeve njihet ndryshe si “Super e marta”.

    Demokratët zgjedhin midis favorites Hillary Clinton dhe senatorit Bernie Sanders në 11 shtete: Alabama, Arkansas, Kolorado, Xhorxhia, Masaçusec, Minesota, Oklahoma, Tenezi, Teksas, Vermont dhe Virxhina.

    Republikanët, ndërkaq, do të zgjedhin midis pesë kandidatëve të mbetur në shtetet e lartpërmendura, plus Alaska dhe Uajoming.

    Sondazhet e opinionit tregonjnë se republikani Donald Trump do të fitojë në të gjitha shtetet, pos në Teksas, vendlindjen e rivalit të tij, senatorit Ted Cruz.

    Senatori Marco Rubio, nga Florida, shihet si rivali më i afërt i Trumpit në shumicën e zgjedhjeve të sotme paraprake.

    Pas këtyre votimeve, një e treta e shteteve do t’i kenë mbaruar zgjedhjet paraprake për president.

    Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 8 nëntor. Fituesi do të pasojë presidentin aktual, Barack Obama, i cili ka shërbyer dy mandate./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark