×
  • Lajme
  • Lajme

    13 viktima dhe 63 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

    Insajderi
    19 January 2021 - 07:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën e djeshme nga 529 teste të kryera, 63 persona rezultuan pozitiv ndaj COVID-19 në Maqedoninë Veriore.

    Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Shkup 42, Kumanovë 3, Tetovë 2, Prilep 2, Ohër 2, Strumicë 2, Probishtip 2, etj.

    Ndërkohë 13 persona humbën betejën me Kovid-19, prej tyre pesë nga Shkupi (69, 72, 77, 66 dhe 66), dy nga Velesi (66 dhe 80), tre nga Struga (74, 87 dhe 73), një pacient nga Kratova (52), një nga Krusheva (79) dhe një nga Demir Kapija (62). Pacientët vdiqën në spital.

    Sot, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) regjistroi 176 pacientë të kuruar nga Covid-19.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark