13 vjeçari vret vetën live në Instagram – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    13 vjeçari vret vetën live në Instagram

    Insajderi
    13 April 2017 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Një 13-vjeçar në Goergia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës qëlloi veten aksidentalisht me pistoletë, ndërsa ishte duke transmetuar live nëpërmjet Instagramit për shokët e tij.

    Malachi Hemphill ishte mbyllur në dhomën e tij në katin e dytë të shtëpisë, ndërkohë papritur nëna e tij dëgjon një zhurmë dhe alarmuar ngjitet sipër duke e gjetur djalin të shtrirë në tokë dhe të mbushur me gjak, raporton Albeu.com.

    “Ai nuk e mbyllte asnjëherë derën, por kësaj radhe e mbylli. Dëgjova një zhurmë sipër dhe u ngjita menjëherë, kur ç’të shoh, djali ishte i mbytur në gjak dhe i shtrirë në tokë. Ishte djali im i vetëm dhe momentin kur e gjeta të gjakosur në tokën s’do ta harroj asnjëherë”., -shprehet nëna e tij.

    Lojërat live janë bërë tepër të rrezikshme për adoleshentët, të cilët të nxitur nga bashkëmoshatarë të tjerë apo më të rritur ndërmarrin veprime të tilla të rrezikshme./Insagrami.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark