×
  • Lajme
  • Aktuale

    Sulmi ndaj mediave nuk është skandali i vetëm i Sadriut – Ishte i përfshirë në përleshje fizike me kolegët e punës, nuk i lejohej avancimi

    Insajderi
    10 February 2022 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu publikisht ka sulmuar mediat në Kosovë. Para dy ditësh ai ka eskaluar duke i quajtur “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

    Kundër këtyre sulmeve pati reagime të ashpra përfshirë edhe eurodeputetetn Viola Von Cramon, ambasada, e organizata ndërkombëtare. Pas këtyre Sadriu jo vetëm që nuk kërkoi falje por vazhdoi edhe më tej t`i sulmoj mediat.

    Përkundër që Sadriu është edhe zyrtarë i MPJ-së ndaj tij lidhur me këto sulme ky dikaster qeveritarë që drejtohet nga bashkëpartiakja e Vjosa Osmanit, Donika Gërvalla nuk ka marrë asnjë masë ndaj tij.

    Por ky nuk është skandali i vetëm i bashkëshortit të Presidentes Osmani

    Prindon Sadriu, dyshohet se avancuar jashtligjshëm në detyrë, u përfshi në përleshje fizike me kolegë të punës, kërkoi kompenzim për terapinë kundër Covid-19 dhe kërkoi kompenzim për derivate.

    Gazeta Insajderi, ka raportuar para një viti se si Prindon Sadriu ishte përfshirë në përleshje fizike me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, për të cilin veprim edhe ishte denoncuar nga Drejtori i Përgjithshëm në MPJ, Albert Prenkaj.

    Ai përmes një letre dërguar ministrit të athershëm kishte përmendur këtë dhe arsye të tjera pse Sadriu nuk ka kompetencë e as vlerësim që të ushtroj detyrën me gradën ministër.

    Pavarësisht kësaj, Sadriu ishte graduar në gradën ministër nga ish ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

    Gazeta Insajderi, ka siguruar letrën që Prenkaj i kishte dërguar ministit, me datë 18 korrik 2019, dy ditë pas gradimit të Sadriut. Në këtë letër Prenkaj tregon se si Sadriu, kishte fyer dhe pastaj ishte përfshirë në përleshje fizik me Lulzim Mjekun, atë kohë drejtor për Çështje Politike në MPJ.

    “Gjatë organizimit të një takimi jo formal me dy studentët që morrën pjesë në Universitetin verorë të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, gjegjësisht nga këshilltari Besnik Hoti, asistuar nga Drejtori për Çështje Politike, z.Lulzim Mjeku në ambientet e MPJ-së, Prindon Sadriu ka ngacmuar dhe fyer z.Mjeku, gjë që ka shkaktuar eskalimin e situatës deri në përleshje fizike”, thuhet në letrën e siguruar nga Insajderi.

    Prenkaj, kishte deklaruar se Sadriu nuk ka kompetencë e as vlerësim që të ushtroj detyrën me gradën ministër.

    “Duke marrë parasyshë se z.Sadriu për pak muaj ka qenë nxitës i konflikteve verbal dhe fizike, çfarëdo vlerësimi dhe reference për ngritje në gradë, invalidohet. Për më tepër, z.Sadriu nuk posedon as nivel të kompetencës dhe as vlerësim se është në gjendje të ushtroj detyrën me gradë të Ministrit”, thuhej në letrën e Prenkaj që ka siguruar Gazeta Insajderi.

    Por pavarësisht kësaj, Sadriut i ishte dhënë grada diplomatike Ministër dhe një mandat 4-vjeçar në Shkup.

    Nuk ishte ndalur me kaq. Edhe para një viti Prindon Sadriu ka pasur një “betejë virtuale” me ambasadorin e atëhershëm të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedajn.

    Dedaj sipas komunikimeve elektronike të datës 25 janar 2021, i kërkoi Sadriut që stafi diplomatik duhet të respektojë urdhëresën e MPJD-së për paanësi në procesin  elektoral për Zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës të datës 14 shkurt 2021.

    Kurse Sadriu, sipas këtyre komunikimeve me email i kujton shefit të tij, Gjergj Dedajt, se mbanë disa pozicione zyrtare, mes tyre: Diplomat karriere i gjeneratës së parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nënkolonel në Ministri të Mbrojtjes dhe Zotëria i Parë në Detyrë i Republikës së Kosovës. /Gazeta Insajderi

    Rreth skandaleve të Prindon Sadriut mund të lexoni

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark