Bekim Jashari, kujton 5 marsin e 1998, “Blerinës së vogël nuk arrita edhe një herë t’ia dëgjoj zërin” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Bekim Jashari, kujton 5 marsin e 1998, “Blerinës së vogël nuk arrita edhe një herë t’ia dëgjoj zërin”

    Insajderi
    05 March 2022 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me rastin e shënimit të përvjetorit të 24-të Epopesë së UÇK-së, djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari, ka treguar një rrfim të rallë të 5 marsit 1998, transmeton Insajderi.

    Në lidhje me këtë datë historike, Jashari ka thënë se “Telefoni biente pa u ndalur, por askush nuk lajmërohej sepse që të gjithë kishin nisur betejën e fundit kundër agresorit serb.

    Blerinës së vogël nuk arrita edhe një herë t’ia dëgjoj zërin, e cila kishte aq shumë mall për mua.

    Kështu pushka dhe kënga nuk u ndalën deri në rënien e tyre për të mos vdekur kurrë.”

    Shkrimi i Plotë i Bekim Hmaëz Jasharit:

    “5 Mars 1998,

    Telefoni biente pa u ndalur, por askush nuk lajmërohej sepse që të gjithë kishin nisur betejën e fundit kundër agresorit serb.

    Blerinës së vogël nuk arrita edhe një herë t’ia dëgjoj zërin, e cila kishte aq shumë mall për mua.

    Kështu pushka dhe kënga nuk u ndalën deri në rënien e tyre për të mos vdekur kurrë.

    Dhe ndodhi siç me tha babushi një javë para rënies:

    “Nuk e di sa do të zgjasë por bota do ta merr vesh se çka do të ndodhë këtu”.

    Komandant, nipi yt Bashkimi sot në 24 vjetorin e rënies suaj heroike do t’iu nderojë me ushtarët tuaj të ri!

    Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Jashari/Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark