Në një video të siguruar nga Brukseli shihet personi i plagosur i shtrirë në tokë, përderisa një robot për detektimin e bombës është duke iu afruar.
Autoritetet policore kanë thënë se çanta në të cilën e mbante në dorë ky person mund të përmbante një bombë.
Bernard Clerfayt, Kryetari i Komunës së Schaerbeek, tha se personi i plagosur është i lidhur me sulmet e Brukselit. Ai tashmë është arrestuar nga policia belge, pasi vetëm pak më parë ishte plagosur.
Clerfayt shtoi se dy shpërthimet e dëgjuara ishin të kontrolluara nga skuadra e specializuar për bomba.
#BrusselsAttacks Neutralisierte Person in #Schaerbeek wurde auf Bomben geprüft! pic.twitter.com/jdNcfDJBy4
— Harald Wolf (@Haedwo) March 25, 2016