Foto me kokainë pranë tavolinës dhe ngacmime seksuale, pezullohet nga detyra deputeti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Foto me kokainë pranë tavolinës dhe ngacmime seksuale, pezullohet nga detyra deputeti

    Insajderi
    03 April 2022 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti konservator i Britanisë, David Warburton u pezullua nga partia parlamentare pas një sërë akuzash në lidhje me ngacmimet seksuale dhe përdorimin e kokainës.

    Partia e ka pezulluar deputetin pasi përballet me akuza se ka ngacmuar seksualisht tre gra, ndërsa në një foto është shfaqur ulur pranë një tavoline, ndërsa në të ka katër viza kokainë.

    Fotografia e Warburton, e publikuar nga Sunday Times , thuhet se daton nga shkurti. Gjithashtu një grua ka denoncuar deputetin duke thënë se ai shkoi në shtëpinë e saj, konsumoi drogë dhe tentoi ta zhvishte duke e prekur pa dëshirën e saj në zona intime.

    Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes apo dhe të denoncimeve të tjera ndaj politikanit.

    Foto e deputetit me kokainë në tavolinë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark