Pa dyshim, sfida për NATO-n gjatë gjithë luftës në Ukrainë ka qenë se si t’i ofrojë mbështetje të mjaftueshme ushtarake Ukrainës për t’u mbrojtur, por pa u përfshirë vetë në konflikt.
Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia ose i përhapjes së konfliktit përtej kufijve të Ukrainës në një luftë më të gjerë është vazhdimisht në mendjet e liderëve perëndimorë dhe rreziku që një skenar i tillë të ndodhë është jashtëzakonisht i lartë. Vetë shefi i NATO-s Jens Stotelnberg thuajse në çdo dalje të tij publike ka theksuar se fokusi kryesor i aleancës mbetet që konflikti të mos përshkallëzohet më tej.
Por çfarë do ta detyronte organizatën më të fuqishme ushtarake në botë të përfshihej në luftë me Rusinë?
Skenari i parë ka të bëjë me një raketë të furnizuar nga NATO, e cila lëshohet nga forcat ukrainase në Odesa dhe godet një anije luftarake ruse në det duke i shkaktuar vdekjen e afro 100 marinarëve.
Një numër i tillë viktimash në këto përmasa do të bënte që presidenti rus Vladimir Putin të përgjigjet.
E dyta shkruan BBC është një sulm i mundshëm që mund të godasë një kolonë me pajisje ushtarake që kalon nga një vend i NATO-s, si p.sh. Polonia ose Sllovakia, për në Ukrainë.
Nëse do të kishte viktima në anën e kufirit të NATO-s, kjo potencialisht mund të nxiste nenin 5 të kushtetutës së NATO-s, pra që nëse një vend anëtar sulmohet e gjitha aleanca kundërpërgjigjet.