136 zyrtarë të lartë turq kërkojnë azil në Gjermani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    136 zyrtarë të lartë turq kërkojnë azil në Gjermani

    Insajderi
    24 February 2017 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që prej grushtit të dështuar të shtetit të muajit korrik në Turqi, Gjermania ka marrë 136 kërkesa për azil nga shtetas turq që mbajnë pasaporta diplomatike.

    Ankaraja i ka kërkuar hapur Berlinit që të mos pranojë asnjë oficer ushtarake, por në mesin e grupit të personave që pretendojnë qëndrimin në shtetin europian besohet të ketë dhe individë të caktuar në bazat e NATO-s në Gjermani.

    Dy ushtarë të tjerë turq nga ana tjetër kanë paraqitur kërkesë për Azil në Greqi. Ata raportohet të jenë pjesëtarë të forcave komando e janë të mëdha gjasat që të kenë qenë pjesë e tentativës se pasuksesshme për rrëzimin e presidentit Rexhep Tajip Erdoan nga pushteti.

    Aktualisht, të dy ushtarët po mbahen nën mbikëqyrje nga policia greke. Aplikimin e kanë bërë javën që shkoi në Orestiada, një qytet i vogël kufitar me Turqinë..

    Në  muajin janar, një gjykatë greke e refuzoi kërkesën e Ankarasë për ekstradimin e 8 ushtarëve të tjerë turq që fluturuan drejt shtetit helen pas gushtit te shtetit.

    Ministria e Brendshme gjermane nuk e ka bërë ende publik identitetin e 136 turqve që kërkojnë strehim atje. Që prej ngjarjeve të korrikut, 43.000 persona kanë përfunduar prapa hekurave nën dyshimin e përfshirjes në komplot, ndërsa 100.000 nëpunës publikë mes të cilëve mësues, policë dhe pjesëtarë të gjyqësorit, janë pezulluar nga detyra


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark