Shpërthimi ndodhi në një park të madh në jugperëndim të qytetit, ku ishin mbledhur shumë njerëz pasditen e së dielës. Policia pakistaneze dyshon se ky ishte një sulm kamikaz.
Mediat vendase raportojnë se objektiv i sulmeve ishin familjet e krishtera të mbledhura në park për të festuar Pashkët, por kjo nuk konfirmohet nga autoritetet, njoftojnë mediet ndërkombëtare.
Të gjitha spitalet e mëdha të zonës janë në gjendje emergjence për t’u përballur me pasoja e shpërthimit.
Lahore është kryeqyteti i provincës Punjab, më e madhja dhe më e pasura në Pakistan. Punjabi është gjithashtu edhe baza e fuqisë politike të kryeministrit aktual Sharif.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. /Insajderi