14 Muaj në karantinë, i del pozitiv edhe testi i 78 për Covid 19 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    14 Muaj në karantinë, i del pozitiv edhe testi i 78 për Covid 19

    Insajderi
    04 February 2022 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Muzafer Kajasan, një 56 vjeçar i prekur me sëmundje të Luçemisë, në Stamboll, u infektua nga koronavirusi në nëntor të vitit 2020, transmeton Insajderi.

    Pëkundër trajtimit të tij në spital, testi I tij nuk arriti të kthehet në negativ edhe pse u lirua nga spitali.

    Sipas NTV, për 14 muaj të tëra, 56 vjeçari vazhdimisht ka bërë teste të koronës por në secilën herë testi  i tij ka rezultuar pozitiv

    Kajasini i cili është në karantinë për 14 muaj të tëra, ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për shkak se nuk po mundet t’i vizitoj nipërit dhe mbesat.

    “Unë pata një transplant të suksesshëm të palcës kockore tre vjet më parë. Por më pas u infektova  me Covid-19, me të cilën jetoj që nga viti 2020.. Kam pasur afër 76 teste në këtë periudhë 14-mujore. Më pas e bëra të 77-ën dhe 78-ën dhe gjitha këto kanë qenë vazhdimisht pozitive. Kur pyes shkencëtarët dhe mjekët tanë, thonë se at sistemi im imunitar ishte i ulët sepse në të njejtën kohë jam i prekur me  leuçemi. Për 14 muaj më mbajtën gjallë përmes ilaçeve. Është një proces i vështirë edhe për mjekët që janë në spital, edhe për ne, kam 14 muaj në karantinë.”, është deklaruar Kayasan./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark