Nisma për Kosovën i ka drejtuar 14 pyetje kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Kjo parti opozitare ka kërkuar përgjigje nga kreu i PDK-së që para “një fillim…
Nisma për Kosovën i ka drejtuar 14 pyetje kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Kjo parti opozitare ka kërkuar përgjigje nga kreu i PDK-së që para “një fillim të ri” t’ju tregoj premtimet e “Misionit të ri”.
Sipas NISMA-s, slogani i Partisë Demokratike të Kosovës me frazën “Fillimi i ri” ka shpallur dështimin e një misioni të ri.
“Kryetari PDK-së më sloganin ‘Fillimi i ri’ shpalli dështimin e “misionit te ri”. ‘Fillimin i ri’ është përgatitje një mashtrimi te ri”, thuhet në reagimin e NISMA-s.
Më poshtë janë 14 pyetjet e NISMA-s për Kadri Veselin:
- Ku mbetën 200 mijë vende të punës? Apo ato kanë qenë vetëm një fryrje e numrit gjatë fushatës dhe premtim për militantët e PDK-së, të cilët çdo ditë po i shohim në institucionet shtetërore dhe publike.
- Ku mbet liberalizimi i vizave të cilin e keni premtuar?
- Pse nuk kemi zhvillim ekonomik, dhe investime te huaja?
- A po ikin investitorë nga krimi dhe korrupsioni që e ka kapluar Kosovën nga qeverisja e juaj?
- Ku mbet fondi i investimeve prej 2 miliard Euro?
- Gjendja në shëndetësi është kaos, mungojnë gjerat elementare, ju keni premtuar një shëndetësi me standarde evropiane pse nuk po e bëni? Kosovarët kërkojnë shërim me vendet e rajonit dhe të Evropës.
- Pse jemi radhit të fundit në listën e Pisa-s? Ju keni premtuar arsim cilësor ?
- Pse nuk e zhvilluat bujqësinë? Kosova produktet bujqësore i importon nga Serbia dhe Maqedonia.
- Keni premtuar rrymë 24 orë? Në shekullin 21 Kosova vazhdon të ketë probleme me rrymë.
- Çka u bë me “Kosovën e re”?
- Keni thënë se do ta luftoni krimin korrupsionin pse nuk e bëtë? Në shumë raporte ndërkombëtare ne radhitemi në krye të listës si vendi me i korruptuar.
- Çka u bë me Brezovicen?
- Çka u bë me Trepçën?
- Sa është numri i të rinjve që kanë ikur nga Kosova gjate këtij mandati tuaj?