Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është shfaqur ditën e djeshme nga Liqeni i Ujmanit.
Nga aty, deputeti u paraqit përmes një videos, ironizoi me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, pas deklaratës së tij se e ka ndjekur Radojqiçin nga Kosova.
Dy fjali u thanë për 14 sekonda, por Bajqinovcit i është dashur një program për t’i lexuar.
“Te ish-villa e Radojçiqit, pasi Ramushi e përzuri atë nga Kosova dhe objektit ia dha Policisë së Kosovës dhe vuri ligj dhe rend në veriun e Kosovës. Mos të harrojmë edhe tabelat, pagesat dhe gjithçka tjetër”, lexoi Bajqinovci.
Se ka përdorur programin për lexim vërehet edhe në pjesën e poshtme të videos ku shkruan “Tekepomter.com”.
Si duket Bajqinovci edhe këto pak fjali nuk ka arritur t’i shkruaj pa ndihmën e Dejona Mihalit, për të cilën tashmë dihet se i shkruan statuset e deputetëve të VV’së.