14 të vrarë gjatë një operacioni izraelit në Bregun Perëndimor – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    14 të vrarë gjatë një operacioni izraelit në Bregun Perëndimor

    Insajderi
    09 November 2023 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i njerëzve të vrarë në një bastisje të forcave izraelite në Bregun Perëndimor është rritur në 14, sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë.

    Mes të vrarëve ishte një djalë 15-vjeçar, pasi forcat izraelite luftuan një betejë disa orëshe me persona të armatosur në rrugët e qytetit të Jeninit.

    Ishte një nga përleshjet më të rënda në Bregun Perëndimor prej muajsh, me ministrinë që raportoi se katër palestinezë të tjerë u vranë nga ushtarët izraelitë në incidente të veçanta në të gjithë territorin sot, raporton Sky news.

    “Agresioni i përgjakshëm i okupimit izraelit në provincën e Jeninit është një përshkallëzim i qëllimshëm për të shpërthyer situatën në Bregun Perëndimor”, tha në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme Palestineze.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark