14-vjeçarit në Ferizaj i gjendet në mesnatë armë dhe sprej, policia del me apel për prindërit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    14-vjeçarit në Ferizaj i gjendet në mesnatë armë dhe sprej, policia del me apel për prindërit

    Insajderi
    19 July 2025 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtunën në mesnatë, policia në Ferizaj ishte informuar se një person i dyshuar po mban me vete një armë zjarri.

    Një të mituri 14-vjeçar policia i gjeti një armë dhe një sprej.

    “Më datë 19.07.2025, rreth orës 00:10, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se një person i dyshuar po mban me vete një armë zjarri dhe një sprej. Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësia policore ka reaguar me shpejtësi dhe ka ndaluar personin e dyshuar, një i mitur 14-vjeçar. Gjatë kontrollit, tek i mituri është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri (pa fishek) dhe një sprej”.

    I mituri është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj nga njësia e hetimeve. Në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

    Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kujdestar për të mitur, policia tha se i mituri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma dhe spreji janë konfiskuar.

    “Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për të parandaluar dhe luftuar mbajtjen e paligjshme të armëve dhe u bën thirrje qytetarëve që çdo informacion të tillë ta raportojnë menjëherë në polici”.

    Pas këtij rasti, policia bëri një apel për qytetarët dhe prindërit.

    “Policia e Rajonale e Ferizajt u bën thirrje prindërve, kujdestarëve dhe gjithë komunitetit që të kenë kujdes dhe të edukojnë fëmijët për të qëndruar larg armëve dhe mjeteve të rrezikshme. Çdo përfshirje e të miturve në raste të tilla paraqet rrezik serioz për jetën e tyre dhe të të tjerëve. Të kujdesemi së bashku për sigurinë e fëmijëve tanë – është përgjegjësi e të gjithëve!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark