14 vjet nga tragjedia e Gërdecit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    14 vjet nga tragjedia e Gërdecit

    Insajderi
    15 March 2022 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot mbushen 14 vjet nga tragjedia e Gërdecit, në të cilën humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën, pas shpërthimit që tronditi fshatin në periferi të Tiranës.

    Shpërthimi, i cili ndodhi rreth orës 12:05 të mesditës në punishten e demontimit të armëve, dëmtoi dhe qindra shtëpi të zonës përreth.

    Ngjarja pushtoi të gjitha televizionet vendore, por edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja si Euronews, CNN dhe të tjera, ku ngjarja mori prioritet.

    Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit që shpërtheu më 15 mars 2008 në Gërdec u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po ashtu me 18 vjet burg, ndërsa administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark