141 çifte përfunduan në divorc për vetëm një muaj – ja çfarë thotë ASK për martesat në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    141 çifte përfunduan në divorc për vetëm një muaj – ja çfarë thotë ASK për martesat në Kosovë

    Insajderi
    16 April 2025 - 23:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm gjatë muajit shkurt 141 çifte i dhanë fund martesës së tyre.  Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

    Por përveç të dhënave për shkurorëzime, ASK ka bërë të ditur dhe numrin e kurorëzimeve në vend. Sipas ASK-së, në muajin shkurt  të vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 065 raste të kurorëzimeve, brenda dhe jashtë Kosovës.

    “Në muajin shkurt 2025 janë regjistruar gjithsej 1 065 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 141 raste”, thuhet në raportin e ASK_së.

    Megjithatë numri i shkurorëzimeve në muajin shkurt të këtij viti ka rënë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Pasi që gjatë shkurtitt të vitit 2024 në Kosovë 151 çifte i dhanë fund martesës së tyre. .

    “Në muajin Shkurt 2024 janë regjistruar gjithsej 1 358 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 151 raste”, thuhej në raportin e  ASK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark