Vetëm dy javë më parë, Boko Haram sulmoi një autokolonë ushtarake në të njëjtën zonë, duke vrarë një ushtar dhe plagosur disa të tjerë.
Grupi terrorist i ka bazat në Nigeri, ku aktualisht është duke u luftuar nga një forcë shumëkombëshe, përfshirë edhe ushtarë nga Nigeri.
Pas sulmit të fundit, ushtria e Nigerit ngriti menjëherë avionë në ndjekje të autorëve të sulmit. Presidentit i Nigerit është vlerësuar në Perëndim për mbështetjen e shtetit fqinj për të luftuar Boko Hara. Të mërkurën, Gjykata Kushtetuese në Niger konfirmoi rezultatin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku Mahamadou Issoufou u rizgjodh me më shumë se 92% të votave./ Top Channel