Vetëm bizneset përfitojnë nga ulja e çmimit të rrymës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm bizneset përfitojnë nga ulja e çmimit të rrymës

    Insajderi
    31 March 2016 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energjisë në Kosovë ka vendosur që për vitin 2016 të mbeten të njëjtat tarifa për konsumatorët shtëpiak dhe me strukturë të njëjtë tarifore, kurse për konsumatorë industrial e komercial ka vendosur të ketë ulje nga 7,17% deri në 8%, duke u bazuar në kostot e shërbimit për këto kategori.

    “Bordi i ZRRE ka vendosur që për vitin 2016 të ruajë të njëjtat tarifa për konsumatorët shtëpiak (familjarë) dhe të njëjtën strukturë tarifore, ndërsa ka vendosur ulje nga 7.17% deri në 8% të tarifave për konsumatorët industrial dhe komercial, bazuar në kostot e shërbimit për këto kategori të konsumatorëve”, thuhet në komunikatën e ZRRE-së, duke shtuar se kjo ulje e tarifave do të aplikohet për konsumatorët e kyçur në nivelin e tensionit 220, 110, 35, 10 kV dhe për konsumatorët e kyçur në nivelin e tensionit 0.4kV që i përkasin grupit tarifor të konsumatorëve komercial.

    Ulja e tarifave për konsumatorët industrial dhe komercial, sipas ZRRE-së, ka ardhur si nevojë e fillimit të eliminimit të ndërsubvensionimit ndërmjet kategorive të konsumatorëve shtëpiak dhe jo shtëpiak./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark