×
  • Lajme
  • Lajme

    “15 fishekë, 3 gëzhoja” – Policia jep detaje për vrasjen në tentativë mbrëmë në Podujevë

    Insajderi
    03 September 2024 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e mbrëmshëm në Podujevë, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

    Policia ka bërë me dije se ka arrestuar një person, i cili sipas tyre ” në shenje hidhërimi me një rast të mëhershëm”. Nuk raportohet për të lënduar.

    Në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma e zjarrit Glock 17 me një karikator dhe 15 fishek dhe 3 gëzhoja.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Rasti është cilësuar “vrasje në tentativë”.

    Telashet me prona, ka qenë arsyeja e konfliktit me armë zjarri mes dy kushërinjve që përfunduan në stacionin policorë në Podujevë, ka mësuar Insajderi.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se personat e arrestuar janë Sadat Ferati dhe Lorik Ferati, kushërinj mes vete.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark