Kandidati për deputet nga LDK, Alban Zogaj, deklaroi se projektin e ri, i bazuar në 15 megavat energji solare dhe me fondet e BE-së, do të kyçë 15 mijë familje në ngrohje qendrore.
Ai tha në emisionin CONTEXT në ATV se ky projekt do të sigurojë ngrohje të qëndrueshme për familjet, duke përdorur energjinë solare për ngrohjen e ujit që kalon në sistemin e ngrohjes qendrore.
“Pesëmbëdhjetë megavat energji solare, të cilat do ta ngrohin ujin, e pastaj ai uji ngrohët, do të shërbejë për ngrohje në Prishtinë. 15 mijë familje të reja do të kyçen në ngrohje qendrore vetëm me këtë projektin e ri. Dhe gjithashtu diku rreth 15 mijë deri në njëzet mijë me dyfishimin e kapaciteteve të ngrohjes qendrore, ku ka fonde edhe të BE-së”, u shpreh Zogaj.
Sipas tij, ky projekt inovativ synon të dyfishojë kapacitetet e ngrohjes qendrore dhe të transformojë sistemin aktual, duke sjellë një përmirësim të rëndësishëm për qytetarët e Prishtinës.