Në ceremoni ka marrë pjesë kryetarja Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se zhvillime të tilla janë të mirëseardhura për komunën e Gjakovë, e cila më shumë se kurrë ka nevojë për zhvillim ekonomik, njofton komuna e Gjakovës, raporton Insajderi.
Me linjën e re të prodhimit hapen 15 vende të reja të punës, 15 familjeve ju shtohen të ardhurat dhe ju sigurohet ekzistenca, thuhet në komunikatë.
Vetëm me zhvillim të sektorit privat, do të kemi më shumë punë, më shumë zhvillim dhe përparim të shoqërisë. /Insajderi.com