15 vjet burgim për vrasjen e një personi në vitin 1993 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    15 vjet burgim për vrasjen e një personi në vitin 1993

    Insajderi
    06 October 2016 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Gjykata Themelore në Prishtinë  ka shpallur fajtor E.I për veprën penale vrasje e rëndë, duke i shqiptuar dënimin me burg prej pesëmbëdhjetë vitesh.

    Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore E.I dyshohet se në prill të vitit 1993 në Podujevë kishte vrarë të ndjerin Xh.A për motive të hakmarrjes në prezencë të familjarëve të ndjerit dhe pastaj ishte arratisur në Spanjë ku kishte kryer edhe një vrasje tjetër të dyfishtë.

    “I akuzuari ka qenë në ndjekje penale nga autoritetet e atëhershme –përkatësisht nga Gjykata e Qarkut në Prokuplje e cila deri në vitin 1999 sipas Vendimit të Kuvendit të Republikës së Serbisë ishte caktuar me kompetencë lëndore dhe territoriale për Komunën e Podujevës”, shkruan në njoftimin e Gjykatës.  /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark