15 vjet burgim biznesmenit që mori 1 milion euro me fajde - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    15 vjet burgim biznesmenit që mori 1 milion euro me fajde

    Insajderi
    22 December 2016 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    20 vjet pas rënies së firmave piramidale, mashtrimet në shuma të konsiderueshme vazhdojnë, kësaj radhe jo më nga firmat por nga individë.

    I tillë është rasti i Fotaq Semit, biznesmenit nga Tirana i cili rrezikon dënimin me 15 vite burg pasi ka mashtruar disa shtetas, duke u marrë rreth 1 milion dollarë me fajde me argumentin se do të investonte në biznes, blerje pronash të paluajtshme apo hapje të linjave të prodhimit të produkteve ushqimore.

    Shuma e konsiderueshme e dollarëve u mor nëpërmjet mashtrimit nga i pandehuri Fotaq Semi gjatë viteve 2012-2013. Nga hetimet ka rezultuar se ai u kërkonte shuma të mëdha shokëve dhe miqve të tij, me disa prej të cilëve njihej që nga bankat e shkollës.

    Duke shfrytëzuar besimin e shokëve dhe projekteve për zgjerimin e biznesit, Semi arrit t’u merrte atyre mbi 1 milion dollarë të paktën 5 shokëve dhe familjarëve të tyre. Këto të fundit e kuptuan mashtrimin kur Semi kishte tentuar vetëvrasjen duke prerë damarët, por atëherë ishte shumë vonë.

    Pas denoncimit të rastit, policia dhe më pas prokuroria nuk i kanë gjetur asnjë lloagri biznesmenit, ndërsa nuk dihet se ku kanë perfunduar milionët që ai i kishte marrë me fajde. Për këtë rast mashtrimi, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin e  Fotaq Semit me 15 vite burg.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark