15 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    15 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës

    Insajderi
    09 April 2023 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, bëhen 15-vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Kushtetuta e Kosovës është ratifikuar më 9 prill 2008 dhe ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008. Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

    Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaarit, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë – neni 8. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene. 9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë, që do të thotë se institucionet sot e kanë ditë pushimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark