Më parë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se ai nuk mund të komentojë në mënyrë specifike mbi dokumentet e lëshuara nga ‘Panama Papers’, duke thënë se “transparenca më e madhe na lejon qw ta çrrënjosim korrupsionin”.
11 milionë e-maile, në madhësi prej 2,6 terabajtë të zbuluara nga arkivat e firmës panameze Mossack Fonseca, flasin se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore (kompani të liruara nga taksat dhe me pronarë të fshehtë) politikanë, njerëzit të lidhur me botën e krimit, sportistët dhe miliarderët.
Disa miliona dokumente të publikuara një kompani juridike panameze tregojnë se si bizneset dhe njerëzit e famshëm iu janë shmangur taksave dhe kanë fshehur para – një rrjet i cili shtrihet edhe në futboll, i përfshirë është po ashtu futbollisti më i mirë i botës, Lionel Messi. /Insajderi.com