Avioni me 359 pasagjerë sulmohet nga zogjtë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Avioni me 359 pasagjerë sulmohet nga zogjtë

    Insajderi
    04 July 2017 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një avion i nisur drejt  Kuala Lumpur është detyruar të kthehet në Australi, pasi u sulmua nga dhjetëra zogj, duke bërë që i gjithë avioni të dridhej dhe pasagjerët të tronditen.

    “BBC” raporton se avioni hasi telashe pasi u nisë nga Bregu i Artë në 22:20.

    Pasagjerët raportuan se kishin dëgjuar zhurmë të forta dhe kishin parë drita  që vinin nga një motor para se avioni të ulej në mënyrë të sigurt në Brisbane një orë më vonë,shkruan syri.net. “Dy mbetje shpendësh u gjetën në pistë”, tha kompania ajrore.

    Map

    Një pasagjer, Tim Joga, tha se dëgjoi “katër ose pesë përplase shumë pranë dritares së tij ” para se të shihte një “dritë portokalli” jashtë.

    “Aeroplani filloi të dridhej …..kishte disa zhurma të forta dhe shumë dritë”, tha ia për mediat lokale.

    Një tjetër pasagjer, Eric Lim, tha se incidenti ndodhi menjëherë pas ngritjes.

    “Shkëndija të njëpasnjëshme , përplasje dhe njerëz që ishin duke qarë,’” shkroi ai në Facebook.

    Shefi ekzekutiv i “AirAsia X” tha se piloti dhe ekuipazhi morën “veprim të shpejtë” për të siguruar udhëtarët gjatë incidentit.

    The AirAsia X plane on the tarmac at Brisbane Airport


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark