Të paktën 16 persona humbën jetën si pasojë e mbytjes së një anijeje migrantësh në ishullin e Lesbos, përballë brigjeve turke në lindje të detit Egje, theksoi policia portuale greke.
Trupat e viktimave, katër prej të cilave gra u gjetën nga një patrullim i Frontex, agjencia evropiane e kufijve, ndërkohë që një e mbijetuar, një grua shtatëzënë ka mundur të shpëtojë.
Autoritetet greke dhe anija Frontex vazhdojnë kërkimet në zonë.
Policia portuale theksoi se nuk e dinte numrin e saktë të pasagjerëve në bordin e anijes, që është mbytur për shkaqe të panjohura në brigjet e Lesbos, me shumë gjasa nisur nga brigjet turke, përcjell atsh.