Skena skandaloze të dhunës janë parë në Prizren.
Një mashkull shihet duke e rrahur brutalisht një femër në orët e mbrëmjes afër lagjes “Bajram Curri” në Prizren.
Personi i panjohur fillimisht e nokauton me goditje në fytyrë, për ta goditur pa ndalë edhe sa ishte e shtrirë.
Gazeta Insajderi është në pritje të përgjigjes së policisë së Kosovës.