Të paktën 16 njerëz raportohet se janë vrarë pas një sulmi terrorist në plazhin Grand-Bassam në Bregun e Fildishtë, të Afrikës Veriore. Katër nga viktimat besohet se janë shtetas evropianë.
Personat që hapën zjarr sipas autoriteve vendore ishin të armatosur dhe mendohet se i takonin degës së al-Kaidas.
Ky sulm ndodhi pas kërcënimit dhe frikës për xhihad që është përhapur në Afrikën Perëndimore, shkruan The Guardian./Insajderi.com