16 të vrarë nga sulmet ajrore në Alepo, bllokohen disa rrugë për qarkullim nga largimi i qytetarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    16 të vrarë nga sulmet ajrore në Alepo, bllokohen disa rrugë për qarkullim nga largimi i qytetarëve

    Insajderi
    30 November 2024 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 16 persona janë vrarë nga sulmet ajrore në Alepo të Siriesë.

    Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, vrasjet në fjalë ndodhën në një tubim të njerëzve në rrethrrotullimin e Al Basel të shtunën, kurse edhe 20 persona të tjerë u plagosën.

    Sheshi Al Basel është shfaqur si një pikë qendrore në inkursion, me luftëtarët që më parë u panë duke rrëzuar një flamur sirian në shesh dhe duke rrëzuar një statujë të vëllait të ndjerë të presidentit Bashar al-Assad, Basel al-Assad.

    Grupi monitorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar shton se beson se sulmet janë kryer nga avionët luftarakë rusë.

    Rrugët që të çojnë nga Alepo u bllokuan me makina më herët gjatë ditës së sotme pasi banorët thuhet se u larguan nga qyteti pas një inkursioni nga forcat rebele.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark