16-vjeçari godet me veturë për vdekje një grua në Shkup - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    16-vjeçari godet me veturë për vdekje një grua në Shkup

    Insajderi
    04 June 2022 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme një 16-vjeçar me veturë ka përplasur për vdekje një grua në bulevardin “Nikolla Karev” në Çair të Shkupit, përcjell TV21.

    Gruaja 47-vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

    “Më datë 04.06.2022 në ora 13.05 është raportuar se në Blv.“Nikolla Karev“ automjeti i pasagjerëve “Seat Leon” me targa të Shkupit i drejtuar nga një 16 vjeçar nga Shkupi ka përplasur T.R. (47) nga Shkupi. T.R. vdiq në vendngjarje. Mjeku ka konstatuar vdekjen”, thonë nga MPB.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark