×
  • Sport
  • Euro 2024

    16-vjeçari Yamal: Shpresoj që mësuesit e mi të shikojnë Euro 2024 dhe të mos më rrëzojnë në provime

    Insajderi
    19 June 2024 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Talenti i madh i Barcelonës, Lamine Yamal po përjeton ëndrrën teksa po luan si startues me Kombëtaren e Spanjës në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”. Por, kjo e ka lënë mbrapa me mësime.

    Yamal po bën histori në Euro 2024. Ai tani është lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në një Kampionat Evropian.

    16-vjeçar i Barcelonës la gjurmë në debutimin e tij me një pasim të bukur për të asistuar golin e tretë të Spanjës kundër Kroacisë.

    Ai kishte edhe një shans të shënimit të golit, mirëpo që iu mohua nga portieri i Kroacisë, Dominik Livakoviq.

    Yamal në një intervistë ka folur edhe për mësimet rreth tij, i cili ka shpresuar që t’i ndihmojnë me provime nëse Spanja shkon larg në “Euro 2024”.

    “Unë po shpresoj që mësuesit e mi të shikojnë Kampionatin Evropian dhe të mbështesin ekipin kombëtar”, ka deklaruar ylli blaugranas.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark