16 Vjet Bashkë- U Rritëm, Ndërtuam, Krijuam - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    16 Vjet Bashkë- U Rritëm, Ndërtuam, Krijuam

    Insajderi
    02 July 2025 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej themelimit e deri më sot, BAU Market është rritur dhe zhvilluar bashkë me klientët e saj, duke u shndërruar në një pikë referimi për gjithçka që ka të bëjë me ndërtimin, renovimin, pajisjet dhe organizimin e hapësirave të jetesës apo punës. Me qindra produkte të kualitetit të lartë, me çmime të volitshme dhe shërbim profesional, BAU është bërë sinonim i zgjidhjeve të besueshme për shtëpi, zyre dhe industri.

    Pas 16 vitesh punë të palodhur, inovacioni dhe përkushtimi ndaj klientit, këto mbeten vlerat kryesore që e udhëheqin BAU Market në çdo hap.

    Këtë frymë feste, BAU Market e shënon me një nga traditat më të njohura për blerësit, Java e Maraklive, që këtë herë do të zgjasë më shumë se zakonisht. Nga data 1 deri më 13 korrik, maraklitë do të kenë në dispozicion 13 ditë plot oferta speciale, me zbritje të mëdha në një gamë të gjerë produktesh.

    Nga pajisje për ndërtim dhe renovim, tek vegla profesionale, mobilie, dekorime për shtëpi, pajisje për kopsht dhe shumë më shumë, të gjitha me cilësi të lartë, garancion dhe çmime të arsyeshme. Kjo është një mundësi ideale për të përfituar, qoftë për ata që kanë projekte të mëdha ndërtimi, qoftë për ata që thjesht duan ta freskojnë ambientin e tyre të përditshëm.

    Java e Maraklive është bërë tashmë një traditë në Bau Market, e njohur për ofertat e saj të vlefshme dhe atmosferën festive që sjell në çdo pikë të BAU Market. Bau Market falenderon nga zemra të gjithë klientët, partnerët dhe ekipin e saj për rrugëtimin e përbashkët gjatë këtyre 16 viteve dhe i fton të gjithë të bëhen pjesë e festës, për të përfituar nga ditët e maraklive dhe për të vazhduar së bashku drejt shumë viteve të tjera të suksesit dhe krijimit.

    BAU Market

    BAU Shembull


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark